Sporti

Drita eliminohet nga Conference League, mposhtet nga Antwerp

07/28/2022 22:04
nga:L J

Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës.
2:0 ka përfunduar ndeshja kualifikuese në Ligën e Konferencës, ndërmjet Dritës dhe Antwerp.

Golin e parë në këtë takim e shënoi kosovari, Kransiqi në minutën e 51` të ndeshjes.

Drita pas golit të disavantazhit, kërkuan atë të barazimit, por nuk u treguan të saktë.

Ndërsa belgët në anën tjetër shënuan pak minuta pa përfunduar ndeshja për 2:0.

Kështu ekipi gjilanas është eliminuar nga garat evropiane.