Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Qeverinë Kurti e rrëzojnë ata që e kanë zgjedhur, pra deputetët.
Sipas tij, mundësitë për rrëzimin e qeverisë ekzistojnë, teksa shtoi se kjo mund të ndodhë.
Megjithatë, Kajtazi vlerësoi se nuk është ithtar i rrëzimit të qeverive, pasi asnjë qeveri s’e ka çuar deri në fund mandatin e saj dhe njëkohësisht kjo ka ndikuar negativisht shumë çështje për vendin tonë.
“Qeveria nuk është duke bërë kumedit çka që të lë diçka keq. Mundësitë ekzistojnë, sipas informacioneve që i tha (Arben) Gashi, jam i bindur që s’ia ka futur kot, është një deklaratë e madhe dhe kur ai flet për tetë deputetë që pritet t’i bashkohen LDK-së. Në këto dy pika i kisha nda njëra prej tjetrës. Bashkimi ose ndarja e një grupi të deputetëve, mundësitë që të rrëzohet qeveria është më e lehtë, natyrisht edhe me deputetët e pakicave dhe mundësitë ekzistojnë”, shtoi Kajtazi.
Mes tjerash, ai tha se nuk është i sigurt që opozita dëshiron rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai deklaroi se LDK-ja nuk është e gatshme pasi është ende në konsolidim, kurse për PDK-në u shpreh se disa funksionarë të këtij subjekti politik nuk e shohin si lider kryetarin e tyre, Memli Krasniqi.
Ndërkohë, theksoi se AAK-ja e Ramush Haradinaj është në gjendje shumë të keqe politike.
“Çka bën pastaj? Në ditën e sotme me rrëzu s’e shoh si problem, por si ka me menaxhu tërë këtë situatë. Ne e kemi parë një rezultat kur u rrëzua qeveria nga 26 për qind në 50 për qind (LVV). Kjo situatë është e frikshme për opozitën, është e papërgatitur për një situatë e tillë. Kemi LDK-në e cila është ende në konsolidim dhe po merret me vete pas humbjes së madhe në zgjedhjet parlamentare, kemi PDK-në me një lider që shumë prej njerëzve të PDK-së nuk e konsiderojnë lider, por si një administrator të partisë së caktuar pas shkuarje së Thacit dhe Veselit në Hagë. Kemi një AAK që është tepër keq, kemi një parti që përvec që është e vogël dhe nuk po dinë të thonë tjetër gjë, pos “zoti iu vraftë””, theksoi Kajtazi në RTV Dukagjini.
Krejt në fund, Kajtazi shpjegoi se këto parti opozitare nuk janë të gatshme ta rrëzojnë qeverinë.


