Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Drita – Antwerp.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan GazetaBlic Sport.
FC Drita kishte një mundësi të artë shënimi me Marko Simonovski, i cili në minutën e 15’të doli ballëpërballë me portierin Jean Blutez, i cili e ndali gjuatjen e tij.
Ndërkohë, Antwerpen kishte dominimin e ndeshjes, por Faton Maloku ishte në formë me pritjet e tij.
/GazetaBlic Sport/


