Sporti

Laçi – Petrocub, formacionet zyrtare

07/28/2022 18:59
nga:L J

Sot në orën 20:00, Laçi pret Petrokubin në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e parë përfundoi në baraspeshë 0-0 dhe kualifikimi do të vendoset mbrëmjen e sotme. Trajnerët kanë bërë publike formacionet e tyre, me të cilat do të kërkojnë fitoren për të shkuar në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shpëtim Duro rikthen në majën e sulmit Guindon, ndërsa nga minuta e parë këtë herë zbret Babatunde. Krahët e sulmit do të plotësohen me Mazrekajn dhe Akiniemin, ndërsa në mesfushë do të luajnë Ziko dhe Ujka.