Lajme

Kurti nga Washingtoni thotë se takimi me Vuçiq mbase mund të ndodhë në fund të gushtit

07/28/2022 18:30
nga:Q R

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim potencial me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut, ka gjasë të mbahet në fund të gushtit.

Këtë Kurti e tha për Zërin e Amerikës, kur u pyet mbi qasjen e tij në raport me Beogradin zyrtar.

Në vend që të ndodh takimi me 19 korrik, tash shpresohet se mbase mund të mbahet në fund të gushtit.