Lajme

Hovenier: E mirëpresim ratifikimin e marrëveshjes së MCC-së nga Kuvendi i Kosovës

07/28/2022 17:46
nga:Q R

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së nënshkruar me MCC-në sot nga Kuvendi i Kosovës.

“E mirëpresim ratifikimin e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen Kompakt të MCC-së”.

“Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”,ka shkruar Hovenier në Twitter.