Sporti

Jules Kounde mbërrin në Barcelonë, pas pak testet mjekësore

07/28/2022 17:30
nga:L J

Transferimi më i ri i klubit katalunas ka mbërritur në Barcelonë.

Mbrojtësi i njohur francez, Jules Kounde ka mbërritur në Barcelonë para pak minutash, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediumet spanjolle raportojnë se ai do të kryejë testet mjekësore pas pak orësh.

Kujtojmë se lojtari do t’i bashkohet Barcelonës për 60 milionë euro dhe shihet si një nga transferimet më të mëdha të merkatos.

/GazetaBlic Sport