Sporti

Depay i vetëofrohet Juventusit

07/28/2022 13:32
nga:Mergim Rreci

Memphis Depay i është ofruar Juventusit në javët e fundit dhe këtë gjë e konfirmon “Corriere dello Sport”.

Sulmuesi holandez, ndodhet jashtë planeve të Barcelonës dhe ka trokitur në dyert e bardhezinjve dhe disa klubeve të tjera për të kërkuar “strehim” për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse ai u transferua te Barcelona verën e kaluar, Depay është në listën e zezë të sakrifikimeve për arsye që klubi spanjoll të regjistrojë lojtarët e rinj që ka transferuar nga kjo merkato.