Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Me 89 vota, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me MCC-në

07/28/2022 13:04
nga:N M

Kuvendi i Kosovës ka ratifkuar me 2/3 e deputetëve marrëveshjen për MCC e ku 200 milionë dollarë janë ndarë për Kosovën nga SHBA për çështje të energjisë, raporton Gazeta Blic.

Kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar me procedurë të shpejtë në Kuvend.

Propozimi i Ferat Shales nga PDK ishte që kjo pikë të futet si pikë e pestë e rendit të ditës.

Kështu edhe ndodhi përmes votimit të deputetëve e ku votuan 89 prej tyre sa ishin në sallë.

Kuvendi voton një marrëveshje ndërkombëtare (IPA 3)