Sporti

Raportohet se Charles De Ketelaere do të jetë futbollist i ri Milanit

07/28/2022 10:52
nga:Mergim Rreci

Charles De Ketelaere tani thuhet se është një hap larg bashkimit me Milanin pasi një marrëveshje totale prej 35 milionë eurosh u arrit me Club Brugge.

Kuqezinjtë më në fund po i afrohen nënshkrimit të sulmuesit 21-vjeçar belg, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Corriere della Sera, Milani do të arrijë një marrëveshje me Club Brugge për De Ketelaere këtë javë, gati për të paguar rreth 31 milionë euro plus 4 milionë euro shtesë për 21-vjeçarin.

Sulmuesi belg ka rënë dakord në parim për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, e cila mendohet të jetë rreth 2.3 milionë euro neto në sezon.

Sezonin e kaluar, De Ketelaere shënoi 14 gola dhe dha shtatë asistime në 33 paraqitje në Jupiler Pro League.