Lajme

Gashi: Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet

07/27/2022 21:48
nga:Astrit Gashi

Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të formohet.

Sipas tij mbetet të shihet se si do të formohet.

“Disa prej temave qa janë diskutuar ka qenë çështja e taragve, çështja e energjisë, çështja e personave të pagjetur, çështja e asociacionit të komunave. Kanë qenë tema që është dashur të mbyllen përnjëherë. Asociacioni i Komunave të Kosovës do të formohet, nuk ka diskutim këtu. Çështja është si do të formohet, për mendimin tim nëse në mbërrijmë të formojmë një asociacion të Komunave Serbe i cili është brenda kornizave që i ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Kosovës rreziku është i minimizuar. Problemi është që ai momentum kam frikë që ka humbur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka shtuar se mbetet të shihet se çfarë do të ofroje kryeministri Albin Kurti si zgjidhje për asociacionin, teksa theksoi se një temë e tillë mund të jetë diskutuar edhe dje në takimin e kryeministrit me Blinkenin.

Gashi bëri të ditur se LDK-ja mbështetë Asociacionin e Komunave Serbe i cili bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.