Skuadra e Llapit sot ka pranuar një ankesë të rëndë nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.
Llapi u dënua nga UEFA me 58 mijë euro për sjelljen e tifozëve, hedhjen e gjësendëve në fushë dhe shfaqjen e banderolave që nuk lejohen, teksa poashtu janë të detyruar që dy ndeshjet e ardhshme si vendas në garat evropiane t’i zhvillojnë pa praninë e tifozerisë, teksa në shkallët e stadiumit të vendosin një pankartë “Jo-racizmit”.
Pas dënimit të marrë nga UEFA, Tahir Batatina, kryetrajneri i Llapit ka theksuar se klubi i tij nuk e meriton këtë dënim, pasi nuk kishte shumë eksese sikurse në Greqi, gjatë ndeshjen ndaj Kosovës, ku u sulmuan tifozët tanë.
“Ne tani do të ankohemi, te shohim se çka do te bëhet, nuk e meritojmë këtë dënim, nuk ka ndodhe ndonjë ekses perveç fishekzjarreve që janë hudh në fushë. E kemi pa që kombëtarja e Greqisë është dënu më pak se ne. Në Greqi ka pas shumë eksese, këtu nuk ka pas”, tha fillimisht Tahir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.
Batatina tha se nga nesër do të fillojnë me lëndën për ankesë në UEFA.
“Avokati tani do të merret me lëndën, nga nesër fillojme me ankesën”, përfundoi kryetrajneri i Llapit.
/GazetaBlic Sport


