Sporti

Zyrtare: Llapi dënohet me 58 mijë euro dhe dy ndeshje pa tifozë pas “ekseseve” në ndeshjen ndaj Buducnostit

07/27/2022 21:36
nga:L J

Skuadra e Llapit është dënuar nga UEFA pas lëshimit në organizim të ndeshjes ndaj Buducnostit në shtëpi.

Sipas UEFA’s, tifozët e Llapit kishte thirrur kore raciste dhe kanë hedhur gjësende në fushë – që janë të ndaluara, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy ndeshjet e ardhshme në Evropë, KF Llapi do t’i luajë pa tifozë, teksa do të paguajnë edhe 58 mijë euro gjobë.

Ja njoftimi i UEFA:

– Të gjobisë KF Llapi 1932 me 50,000 € dhe të urdhërojë KF Llapi 1932 që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të garës së UEFA-s me dyer të mbyllura (pa tifozë), ky vendim vjen pas sjelljeve raciste të tizovë, hedhjen e sendeve, ndezjen e fishekzjarreve dhe mesazhet provokuese (d.m.th. banderola të paligjshme).

– Të urdhërojë KF Llapi 1932 që në ndeshjen e radhës të kompeticionit të UEFA-s që luan si klub pritës të zbatojë direktivën e mëposhtme: të vendosë një pankartë me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s në të.

– Të gjobitet KF Llapi 1932 me 8000 € për bllokim të rrugëve publike.

/GazetaBlic Sport