Negociatat mes Romës dhe Paris Saint-Germain vazhdojnë me synimin për të sjellë në kryeqytetin italian holandezin, Georginio Wijnaldum.
Lojtari i ka thënë “PO” tashmë trajnerit në kontaktet e tij me Jose Mourinhon dhe tani edhe PSG duket se është bindur për formulën e kalimit të mesfushorit tek italianët.
Nga kërkesa për një transferim të përhershëm për 10 milionë euro, tashmë parisienët duket se janë të orientuar për të pranuar një huazim me të drejtë blerje.
Poashtu gjysma e pagës do të paguhet nga AS Roma.
/GazetaBlic Sport


