Në një konferencë për mediat Ilir Meta ka reaguar pasi emri i tij sipas Autoritetit të Dosjeve rezulton në arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.
Sipas Metës, bëhet fjalë për një lëvizje politike ndaj figurës së tij për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
“Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte Autoritetet që qenka shqetësuar, që të thërriste I.M. nëse ish ky këtu, që është Ilir Rexhep Metaj. Nuk jam as president, as deputet, dhe për se u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm për këtë I.M. që ata ta verifikojnë? Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Po cili Parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në Parlament që përdoret për nevojat personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku do të përvëlohen të gjithe. Monika nuk i ndahet.
Kush e ka ndaluar këtë autoritet t’i bëjë publike se sa I.M. kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë. Në atë kohë kam qenë Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. U zgjodha se i kisha thuajse të gjitha dhjeta por edhe se kisha aftësi lideri që atëherë. Unë njoh 50 Ilir Metaj”, tha ai.


