Lajme

Voziti 206 km/h, gjobitet nga Policia

07/27/2022 13:53
nga:G B

Një person është gjobituar nga policia e Kosovës me 300 euro dhe ndalim të drejtimit të veturës për 3 muaj në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 206 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.