Lajme

Kaq pacientë po trajtohen në spitalet dhe klinikat e QKUK-së nga COVID-19

07/27/2022 13:06
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 92 pacientë në nivel vendi po trajtohen nga Covid 19, shkruan Gazeta Blic.

Ata kanë njoftuar se disa prej tyre po marrin trajtimin mjekësore në QKUK e disa të tjerë në spitalet e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 92 pacientë nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datës 27 korrik 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,11 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Konfirmohet rast i ri me ethet e derrit afrikan në Maqedoninë e Veriut