Skendër Hyseni ish ministër i Punëve të Jashtme, ka komentuar takimin e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit me sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken, shkruan Gazeta Blic.
Hyseni në një reagim në Facebook, ka cituar edhe disa fjalë të sekretarit Blinken, pas takimit të djeshëm.
Sipas tij, Osmani e Kurti duhet me urgjencë të mbyllin marrëveshjen me Serbinë.
Reagimi i plotë:
Porosi të qarta nga takimi I Presidentës dhe Kryeministrit të Kosovës me Sekretarin amerikan të shtetit Blinken.
“Met today with President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue” ( “Takova sot Presidenten Osmani dhe Kryeministirn Kurti të Kosovës. Shtetet e Bashkuara përkrahin integrimin Euro-Atlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE” , kishte shkruar Blinken në tweeter pas këtij takimi, i cili ka një rëndësi të veçantë dhe si i tillë duhet mirëpritur.
SHBA po demonstron përkushtimin për Kosovën. Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjëllë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë.
Skender Hyseni


