Lajme

Osmani para Blinkenit: Lidhjet tona me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente, iu falënderojmë për mbështetjen tuaj

07/26/2022 23:29
nga:Astrit Gashi

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti janë duke e zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo e ka falënderuar atë për Blinkenin për mikpritjen, teksa shtoi se lidhjet e Kosovës me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente.

“Lidhjet tona me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente. Siç e dini, Putini po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Për këtë arsye, ne do të punojmë me ju dhe administratën Biden. Ne do të shikojmë përpara në fuqizimin e ligjit dhe iu falënderojmë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, u shpreh Osmani