Sporti

Shkupi kalon në raundin e tretë të Europa League, ky është kundërshtari i skuadrës shqiptare

07/26/2022 23:07
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb.

Skuadra kroate është kualifikuar në raundin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjiganti kroat fitoi me rezultat 0 me 1, me golin e realizuar nga Arijan Ademi. Ndeshja e parë përfundoi 2 me 2 dhe kjo fitore mjaftoi për të kaluar tutje.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra shqiptare që vjen nga Maqedonia e Veriut, por që edhe fati nuk ishte me të në disa raste.

Këtu nuk mbaron aventura e garave evropiane për Shkupin, sepse tashmë shkon në raundin e tretë të Eruopa League, atje ku do të takohet me skaudrën e Shamrock Rovers, skuadër kjo që vjen nga Irlanda.

/GazetaBlic Sport/