Ballkani ka siguruar kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League.
Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet, shkruan GazetaBlic Sport.
Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane.
Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan tre golat e tjerë, me fitoren që nuk u kontestua në asnjë moment.
Trajneri Daja ishte i kënaqur pas ndeshjes, duke thënë se e respektuan kundërshtarin.
“E respektuam kundërshtarin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Krasniqi, mirë që shkoi te goli. Pozitiv është momenti që po kalon Rrahmani. Prezantuam disa emra të rinj që bënë paraqitje të mira, kjo është mirë. Çdo kundërshtar që kemi përballë do ta vlerësojmë, nuk kemi ndonjë preferencë”, përfundoi ai.


