Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe La Fioritas.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Albion Rrahmani ka shkëlqyer me paraqitjen e tij, duke realizuar dy gola brenda dy minutave.
Rrahmani shënoi në minutën e 6’të dhe në minutën e 8’të.
Skuadra kosovare tashmë ka avantazh prej 6 me 0 nga të dy ndeshjet, duke e siguruar kalimin tutje në raundin e tretë, kjo për shkak se përmbysja e këtij rezultati duket e pamundur.
/GazetaBlic Sport/


