Lajme

Vdes ish-drejtuesi i komunës së Mitrovicës Shahin Bajgora

07/26/2022 15:49
nga:Q R

Ka vdekur në msohën 84-vjeçare Shahin Bajgora.

Bajgora ishte një nga udhëheqësit e komunës së Mitrovicës.

Ai njihej si një njeri i mirë e i urtë nga shoqëria.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (26.07.2022) në ora 16:45 me ikindi në varrezat e Shipolit – Mitrovicë.

Historiani Fazli Hajrizi, ka treguar për Klankosova.tv një histori interesante që kishte me Shahin Bajgorën, në vitin 1978-të.

Në atë kohë Hajrizi punonte si profesor në gjimnaz.

Ai rrëfeu se si ishte takuar për herë të parë me të.

“Shahinin e kam takuar për herë të parë kur punoja në Gjimnaz. Ai ka qenë në strukturat drejtuese në Mitrovicë Më 10 qershor të vitit 1978-të jam takuar për herë të parë me të kur ne po e organizonim shënimin e 100 vjetorit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”- tha Hajrizi.

Hajrizi theksoi se i kishin organizuar disa aktivitete simbolike për nder të shënimit të 100 vjetorit të “Lidhjes së Prizrenit”, në vitin 1978-të.

“Tamam i përgatitem një shfaqje, një konferencë, drejtori i shkollës na tha që e kemi urdhër prej strukturave komunale që festa nuk mund të mbahej”.

“Ne kërkuam takim. Na priti mjaft mirë. Unë isha i ri shkuam me disa profesorë dhe i treguam që drejtori na ka thënë që nuk mund të mbahej ky aktivitet”.

“Ai na tha, që askush nuk mund ta ndalojë këtë, sepse kjo është ngjarje e madhe që e mbajnë jo vetëm shqiptarët. Prej asaj dite mua personalisht më ka lënë përshtypje, ndonëse më se kam takuar atë”- tha historiani.

Historiani shtoi se Shahin Bajgora, ka qenë biri i Qazim Bajgorës njëri nga udhëheqësit e luftës antifashiste.

Ai tha se Shahin Bajgora, ishte njeri i drejt dhe njeri i dinjitetshëm.