Mundo Deportivo raporton këtë të martë një listë të emrave që Xavi dëshiron t’i largoi nga Camp Nou në këtë afat kalimtar.
Sipas të përditshmes spanjolle, Neto, Mingueza, Umtiti, Riqui Puig, Frenkie de Jong, Depay dhe Braithwaite janë emrat që pritet të largohen, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga shtatë emrat, Neto dhe de Jong janë më të avancuarit që largohen nga Barcelona. Portieri brazilian po lidhet me Napolin, ndërsa mesfushori holandez mund të kalojë tek Manchester United.
Me Dembele të vendosur për të qëndruar, nënshkrimet e Kessié, Christensen, Raphinha dhe Lewandowski dhe ardhjen pothuajse të sigurt të Kounde, Barcelona kërkon të kthehet në formën e vjetër.
/GazetaBlic Sport/


