Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherësh anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka folur për mundësinë e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo përmend që Shqipëria qysh këtë vit ka hapur negociatat për në BE dhe se Kosovës fillimisht i duhet të futet në agjendë.
“Ka ca kohë që qeveria e ka përmendur aplikimin mirëpo e dini se sa gjatë shkon, Shqipëria qysh sivjet ka hapur negociatat. Kemi pengesa gjatë rrugës pasi vetëm fillimiusht nevojitet për të hyrë në agjendë të”, thotë ajo.
Kadrijaj tregon cila është pengesa kryesore.
“Pengesë janë 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës”, vlerëson deputetja.
Ajo thotë se nuk është në rregull nëse qeveria nuk ka bërë konsultime paraprake dhe ajo duhet të ketë paraprakisht konfirmim se do të pranohem i në agjendë.
“Nëse qeveria po e bën pa konsultime paraprake nuk është në rregull. Duhet negocita intensive Kuvendi, Presidenca, Qeveria, për të marrë konfirmim se do të pranohemi në agjendë. Nuk e di sa është përagatitur qeveria që të ketë rezultat”, deklaron deputetja e AAK-së për Gazeta Blic.
Ajo përmend edhe faktin se Kosova apkikoi në Këshill të Evropës por që nuk u pranua dhe se për këtë nevojitet unitet i BE-së”, thotë ajo./Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së: Presim vlerësim pozitiv, Kosova e meriton statusin e kandidatit në BE
Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së


