Kosova është duke bërë përgatitjet për të aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Blic.
Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të punojë intensivisht që Kosova të pranohet, derisa ka shtuar se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë.
Sipas saj, momenti i duhur për aplikim është fundi i këtij viti.
Për këtë aplikim, deputeti i VV-së, njëherësh anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Agon Batusha, thotë për Gazeta Blic se raporti i fundit i PE-së ka treguar se Kosova ka bërë progres substancial gjatë periudhës raportuese dhe vlerësim të njëjtë presin edhe për vendin kandidat në BE.
Sipas tij, Kosova e meriton statusin e kandidatit.
“Po, do të aplikojmë dhe të gjitha përgatitjet po bëhen. Raporti i fundit i Parlamentit Evropian tregon qartë se Kosova ka bërë progres substancial gjatë periudhës raportuese. Besojmë shumë që i njëjti vlerësim do të jetë edhe në Reportin për Vendin që pritet të vijë në tetor dhe kjo dëshmonë qartë që Kosova e meriton statusin e kandidatit”, deklaron deputeti Agon Batusha./Gazeta Blic/
Gërvalla: Deri në fund të vitit presim të aplikojmë për statusin kandidat të BE-së


