Lajme

Në Serbi deri tani 10 raste të lisë së majmunëve, në Beograd 8

07/26/2022 13:44
nga:Astrit Gashi

Deri më sot në Serbi janë regjistruar 10 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Millan Jovanoviq Batut”, transmeton gazeta serbe Dnevnik.

Sipas faqes zyrtare të “Batut-it”, tetë raste janë regjistruar në territorin e Beogradit dhe dy në Vojvodinë.

Të gjitha rastet janë regjistruar te meshkujt e moshës 27 deri në 44 vjeç.

“Batut” thekson se deri më tani janë raportuar 16 mijë raste të lisë së majmunëve në 75 vende, me pesë të vdekur.

Për momentin epidemia është e përqendruar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, veçanërisht tek ata me shumë partnerë seksualë.

Simptomat e lisë së majmunit zakonisht përfshijnë ethe, dhimbje koke intensive, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, dobësi, mungesë energjie, ënjtje të gjëndrave limfatike, më shpesh në qafë, sqetull dhe ijë, dhe skuqje të lëkurës.

Skuqja zakonisht fillon brenda një deri në tre ditë nga fillimi i temperaturës dhe mund të përqendrohet në fytyrë, pëllëmbë dhe shputa