Lajme

La punën para 3 muajsh, ky është ish-efektivi i RENEA-s që u kap me snajper në Tiranë

07/26/2022 12:10
nga:G B

Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë. Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, pasi janë konstatuar gjatë një kontrolli rutinë të patrullës së “Shqiponjave”.

1658827990_renaldii.jpg

FOTO/ La punën para 3 muajsh, ky është ish-efektivi i RENEA-s që u kap me snajper në Tiranë