Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Heroin e Kosovës, policin Enver Zymberi, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit.
Postimi i tij i plotë:
Sot, kujtojmë dhe nderojmë Heroin e Kosovës, policin shembullor Enver Zymberi.
11 vjet më parë, Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë.
Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit.
Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë!


