Sporti

Xavi për rikthimin e Messit: “Është vërtet e pamundur”

07/26/2022 09:34
nga:L J

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i vetëdijshëm se nuk do të mund ta rikthejë Messin në Barcelonë këtë verë.

Kujtojmë, Messi u largua nga Barcelona vitin e kaluar pasi katalanasit nuk mundën t’i ofronin kontratë të re për shkak të problemeve financiare. Ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG.

“Ai ka një kontratë. Është e pamundur që ai të kthehet, të paktën këtë sezon. Është me të vërtetë, me të vërtetë e pamundur,” tha Xavi.

“Presidenti tha se shpreson për këtë, por unë mendoj se është e paarritshme për momentin. Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Ka shumë lojtarë që duan të vijnë tek ne dhe kjo flet shumë për ndikimin tonë global”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport