Lajme

Ish-prokurori serb për krime lufte kritikon Shqipërinë për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

07/26/2022 09:12
nga:Astrit Gashi

Ish-prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, në bazë të akuzave dhe “ndihmës” së të cilit Dick Marty kishte përpiluar e raportin për “tregtinë e pretenduar me organet e njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” është shprehur “shumë i zhgënjyer” me rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, raporton gazeta serbe Blic.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në punën e gjykatës. Kjo është krejtësisht e pakuptimtë. Dihet se si e jep vendimin gjykata. Në bazë të provave të vlefshme, gjykata mund të nxjerrë aktgjykim fajësues ose lirues. Kuvendi i Shqipërisë sigurisht që nuk është kompetent për këtë”, pretendon Vukçeviq.

Sipas fjalëve të tij, “ekzistojnë dëshmi serioze” për tregti të paligjshme të organeve të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë.

“Gjykata e Hagës fillimisht nuk kishte juridiksion për krimet në Kosovë dhe Shqipëri, pastaj është kërkuar nga ajo gjykatë që t’i ndihmonte për të vërtetuar krimet, para së gjithash, të Ramush Haradinajt. Kishte pak prova sepse ish-anëtarët e UÇK-së kishin një recetë të provuar për frikësimin e të gjithë dëshmitarëve të krimeve të tyre. Fillimisht vjen një paralajmërim, pastaj një ryshfet, dhe nëse kjo nuk shkon, atëherë pasojnë kërcënimet dhe ekzekutimi”, mundohet t’i arsyetojë Vukçeviq dështimet e tij që me sigurimin e provave të rrejshme të dënohen liderët e UÇK-së