Lajme

Takimi i Osmanit e Kurtit me Blinken, Miftaraj: Mesazh se gjërat në vjeshtë do të kenë ritëm tjetër

07/26/2022 08:45
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se takimi i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti me Sekretarin e Shtetit Blinken lajmi më i mirë në dy vitet e fundit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është mesazh se në vjeshtë gjërat do të kenë ritëm tjetër, me theks dialogun.

Sado që thotë se ky takim është i vonuar, më mirë vonë se kurrë.

Postimi i tij i plotë:

Takimi i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti me Sekretarin e Shtetit Blinken lajmi më i mirë në dy vitet e fundit.

Mesazh se gjërat në vjeshtë do të kenë një ritëm tjetër, me theks dialogu. Edhe pse takim i vonuar mbase për një vit e më tepër, prapë më mirë vonë se kurrë. Real politikës smund ti ik asnjë lider politik.