Jules Kounde është afër që së shpejti të bëhet një lojtar i ri i Barcelonës.
Ai nuk ishte i grumbulluar në miqësoren e fundit të Sevillas, pasi mbrojtësi francez me të gjitha gjasat do të jetë përforcimi i gjashtë veror i Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.
Transferimi do të kompletohet për një shumë totale prej rreth 60 milionë euro, plani i drejtuesve katalanas është që në grupin që aktualisht ndodhet në turne në SHBA të përfshijë edhe lojtarin.
Që çdo gjë të marrë fund, mungon vetëm PO-ja përfundimtare e Sevillës, e cila pritet të vijë nesër, sipas Mundo Deportivo.
/GazetaBlic Sport


