Sporti

Këto janë dy mungesat e mëdha të Dinamo Zagrebit për ndeshjen ndaj Shkupit

07/25/2022 22:06
nga:L J

Skuadra e Shkupit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Champions League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kroaci përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.

Dinamo Zagreb do të ketë dy mungesa të mëdha për këtë duel, përcjell GazetaBlic Sport.

Josip Sutal dhe Kevin Theophile-Catherine janë dy lojtarët që do të mungojnë nesër.

Kevin Theophile-Catherine luajti 75 minuta në takimin ndaj Shkupit, kurse Josip Sutal vetëm 15 minuta, pasi u detyrua të largohej pas dëmtimit.

Ndeshja mes Shkupit dhe Dinamo Zagreb luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport