Lajme

Aksident i rëndë në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë, policia jep detajet

07/25/2022 21:28
nga:Q R

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në SHSKUK për tretman.

“Rreth orës 19:40 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.