Lajme

Policia kanadeze konfirmon për viktima të shumta nga të shtënat në Kolumbinë Britanike

07/25/2022 18:00
nga:Q R

Policia e Kanadasë e ka konfirmuar se ka viktima të shumta nga një shpërthim me të shtëna me armë zjarri herët në mëngjes në provincën kanadeze që quhet Kolumbia Britanike.

Alarmet e urgjencës u lëshuan pak pas orës 06:00 duke paralajmëruar për “skena të shumta të shtënave” në qendër të Langley, qytet i cili është rreth 25 milje në lindje të Vankuverit.

Një i dyshuar është dërguar në mbajtje. Policia deri tani nuk i ka gjetur arsyet për motivin, por akoma është duke u zhvilluar një hetim.

Një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP) tha se kishte pasur “disa viktima” në sulmin e së hënës, por nuk dha ndonjë shifër të saktë.

Rrugët në atë zonë janë mbyllur derisa hetimet po vazhdojnë, shkruan BBC.