Milan vazhdon të monitorojë mbrojtësin, Japhet Tanganga.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, kontaktet mes Milanit dhe Tottenhamit vazhdojnë për Japhet Tanganga, përcjell GazetaBlic Sport.
Dy klubet ende nuk e kanë gjetur formulën e transferimit të mbrojtësit anglez, i cili tashmë i ka thënë po destinacionit kuqezi.
Në orët e fundit po diskutohet opsioni i huazimit me të drejtë blerje.
Milani e do Tangangan si zëvendësues të Romagnolit, i cili kaloi tek Lazio.
/GazetaBlic Sport


