Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka një ditë të veçantë.
Ai do të martohet me Elizabetë Sylaj.
Gresa Krasniqi vajza e Jakup Krasniqit ,ka emocionuar me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
“Me babin afër e në zemër”- shkruan vajza e Krasniqit, Gresa.
E në këtë ditë të veçantë të të birit, Jakup Krasniqi, nuk do të ketë mundësi të jetë afër për shkak se që nga muaji nëntor po mbahet në Hagë, si i akuzuar për krime të luftës.



