Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur gjatë kësaj jave të ketë dy seanca të Kuvendit të Kosovës, të enjten dhe të premten, shkruan Gazeta Blic
Shefja e GP të VV-së Mimoza Ksuari Lila ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë tha se të entjen do të ketë seancë të re, përderisa të premten vazhdimi i seancës që kishte mbetur nga java e kaluar.
Rregullorja e re e punës së Kuvendit dhe fianancimi i partive politike, këto dy projektligje do të shqyrtohen të entjen sipas saj.
Ndërkohë të premten përveç pikave të tjera do të disktutohet edhe për mosliberalizminin e vizave.


