Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhje.
Në rend ditë janë: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Aktet Juridike; Shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë; shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; Shqyrtimi i Raporteve të komisioneve kryesore për Draft-Rregulloren e punës së Kuvendit; Shqyrtimi i Raporteve të komisioneve kryesore për Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private; Shqyrtimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë dhe shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Arkivat Shtetërore.


