FC Barcelona është afër një tjetër përforcimi.
E përditshmja “Sport” pohon se klubi katalanas ka arritur marrëveshje për transferimin e Kounde.
“Sport” pretendon se Barcelona i bëri Sevillas një ofertë që nuk mund ta refuzonin. Klubi do të paguajë 50 milionë euro për francezin. 10 milionë euro të tjera mund të paguajnë ekstra në formën e bonuseve.
Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me vetë futbollistin. Kounde do të ketë një kontratë katërvjeçare me katalunasit.
Mbrojtësi francez madje thuhet se ka refuzuar ofertën nga Chelsea.
/GazetaBlic Sport


