Sporti

PSG i rikthehet pistës Sanches, gjithçka mund të mbyllet para të mërkurës

07/24/2022 20:31
nga:L J

Prej javësh te PSG nuk ka të reja për Renato Sanches. Parisienët kanë ndaluar ofensivën për të bindur mesfushorin e Lille që t’u bashkohet kampionëve të Francës, për shkak të impenjimeve të tjera.

Lajm i rëndësishëm vjen nga L’Equipe. Sipas asaj që shkruan kjo medie, PSG do të rikthehet nga puna për të nënshkruar me 24 vjeçarin ditën e mërkurë. Ka optimizëm se gjithçka do shkojë me sukses, varur këtu edhe nga dëshira e lojtarit.

Ajo që shtyn akoma më shumë transferimin ka të bëjë me gjendjen financiare të klubit më të madh në Francë, të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë për Sanches. Në garë është edhe Milan, por kjo pistë nuk është në “Pole Position”.