Erik ten Hag do të marrë një bonus të madh nëse mund ta kthejë Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.
United do të mungojë në kompeticionin kryesor të Evropës për klube këtë sezon që vjen pas një sezoni zhgënjyes në Premier League herën e fundit, që do të thotë se ata u kualifikuan vetëm për Europa League. Megjithatë, trajnerit të ri, Ten Hag, i është dhënë një nxitje e shtuar për ta rikthyer Unitedin në top katërshe dhe në Ligën e Kampionëve.
Daily Mail raporton se Ten Hag do të marrë 3 milionë funte nëse ai është në gjendje të rikthejë Manchester United në Champions, pas sezonit të tij të parë në Old Trafford.
Ten Hag dhe United kanë dy mundësi për t’u kualifikuar, falë pjesëmarrjes së tyre në Europa League. Fituesit e atij kompeticioni marrin gjithashtu një vend në fazën e grupeve të Champions League të sezonit vijues.
/GazetaBlic Sport


