Sporti

Xavi: “Lewandowsi është një yll botëror, erdhi me shumë përulësi”

07/24/2022 17:30
nga:L J

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar ardhjen e Lewandowskit në ekipin e tij.

Xavi, trajneri i Barcelonës, në fund të El Clasicos kundër Real Madridit, komentoi ardhjen e Robert Lewandowski në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është një yll botëror. Një yll botëror që erdhi tek ne me përulësi të jashtëzakonshme. Ai po përshtatet shumë shpejt. Jam shumë i lumtur si me të ashtu edhe me Raphinhan”, tha Xavi.

Barcelona fitoi dje ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit me rezultatin 1-0, me golin e Raphinhas.

/GazetaBlic Sport