Sporti

Haaland: Guardiola është pak i çmendur dhe mua më pëlqen kështu

07/24/2022 17:11
nga:L J

Erling Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt, ka folur pas miqësores së fituar nga anglezët kundër Bayern Munichut në të cilën ai shënoi menjëherë në debutimin e tij.

“Gjatë viteve të fundit kam parë shumë ndeshje të Cityt dhe në disa të fundit kam vënë re se ata kanë qenë pa sulmues qendror. Unë isha aty për ta plotësuar këtë vend”, tha Haaland.

Për trajnerin e tij të ri, Haaland u shpreh këtë në këtë mënyrë: “Ai është pak i çmendur dhe mua më pëlqen kështu. Do të jetë argëtuese. Pas një jave nuk mund të them shumë, por jam stërvitur mirë dhe jam gati për çfarë do të vijë.”

/GazetaBlic Sport