Lajme

Shi e breshër në Skënderaj, Mitrovicë e Zubin Potok

07/24/2022 16:16
nga:Q R

Pas një periudhe në vend janë kthyer reshjet e shiut e breshëri.

Faqja “Meteo Balkan” ka publikuar pamje nga Klina e Epërme në Skenderaj ku kanë filluar erëra të forta dhe breshër i madh.

Reshje shiu kanë filluar edhe në veri të vendit.

Erëra të forta e kanë përfshirë edhe Mitrovicën.

Përgjatë kësaj jave vendi është goditur nga një valë e nxehtit ku temperatura kanë shkuar deri 38 gradë celcius.