Dani Alves do të vazhdojë karrierën e tij me Pumas UNAM në Meksikë.
Alves nënshkroi një kontratë njëvjeçare me UNAM-in. Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Alves luajti për Barcelonën, Juventusin, PSG-në, Sevillën dhe Sao Paulon, duke fituar 46 trofe, gjë që e bën atë lojtarin me më shumë trofe në histori, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për shumë njerëz, transferimi im këtu mund të jetë ide e çmendur, por për mua futbolli do të thotë shumë më tepër sesa thjesht gjuajtje apo ndjekje e topit”, tha Dani Alves gjatë prezantimit.
UNAM ka qenë kampion i Meksikës shtatë herë dhe titullin e fundit e ka fituar në vitin 2011.
/GazetaBlic Sport


