Lajme

Vdes në Slloveni 26-vjeçari nga Klina, dyshohet se u mbyt në liqen

07/24/2022 14:56
nga:Q R

26-vjeçari nga Klina, A.K ka vdekur në Slloveni, pasi dyshohet se është mbytur në një liqen në Slloveni.

Siç raportojnë mediat lokale dhe sllovene, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Në moshën 26 vjeçare ka ndërruar jetë A.K nga fshati Përqevë e Klinës. Klina.info mëson se i ndjeri është mbytur dje në një liqen në Slloveni”.