Lajme

Sherri me armë në plazh/ Policia identifikon autorin, vihet në ndjekje të tij

07/24/2022 13:22
nga:G B

Policia e Vlorës ka identifikuar personin i cili qëlloi me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Sipas forcave blu, sherri ka nisur mes dy personave në orën 12:00 për motive të dobëta.

Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u largua menjëherë pas sherrit të ndodhur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.