Lajme

“Dy familjet nuk kanë pasur telashe”, kryetari i Skenderajt jep detaje lidhur me vrasjen e mbrëmshme

07/24/2022 12:56
nga:G B

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura në një prononcim për Insajderin, ka folur për vrasjen që ka ndodhur në Baks të Skënderajt. 

Nura tha se familjet nuk kanë pasur ndonjë problem në mes vete më heret dhe se e gjitha ndodhi nga një zënkë e çastit.

”Për aq sa i njoh dy familjet, kanë qenë familje të mira nuk kanë pas telashe paraprake, në bazë të informatave që kemi e gjitha ndodhi nga një zënkë e çastit e cila përfundoj me fatalitet”, tha Nura për Insajderin.